Komuna e Junikut në vazhdën e aktiviteteve “Për Junikun e Pastër dhe Ekologjik”, ka pastruar dhe ujitur hapësirat publike gjelbëruese si dhe ka pastruar hamulloret përgjatë rrugëve.
Komuna e Junikut në bashkëpunim me qytetarët vazhdojnë të mbeten të angazhuar në objektiven e përbashkët për qytetin që duam.