Komuna e Vitisë u bëhet thirrje Qytetarëve që të vaksinohen

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim i Komunës së Vitisë (KKMSH), u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen, si masë mbrojtëse nga virusi Covid-19. Kryetari i komunës Sokol Haliti, i cili edhe kryeson këtë komitet, ka lavdëruar punën e madhe që po bëjnë ekipet e vaksinimit dhe mbarëvajtjen e këtij procesi, të administruar nga Shërbimi i Vaksinimit dhe të udhëhequr nga drejtoresha e QKMF-së, Dr. Vjollca Kadolli.

Kryetari Haliti tha se gjendja epidemiologjike, po duket se ka një përmirësim, por megjithatë ai u bën thirrje qytetarëve që të respektojnë masat mbrojtëse në fuqi.

Sipas tij, të gjithë mekanizmat janë të mobilizuar për përmirësimin e situatës dhe po vazhdojnë punën me përgjegjësi të plotë.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …