Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor në Prishtinë ka hapur Konkursin për çmimin “Artistët e së nesërmes” 2021...

Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor në Prishtinë ka hapur Konkursin për çmimin “Artistët e së nesërmes” 2021…

Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë ka hapur Konkursin për çmimin “Artistët e së nesërmes” 2021 për artistët e rinj të Kosovës deri në moshën 35 vjeçare.

 

Ky çmim i rëndësishëm i pavarur organizohet në bashkëpunim me Residency Unlimited (RU) në Nju Jork dhe mbështetët nga The Trust for Mutual Understanding në Nju Jork.

Konkursi është hapur me 10 shtator 2021.

Afati i fundit për aplikim është 1 tetor 2021.

Rezultatet e konkursit do të shpallen më së voni deri më 10 tetor 2021. Artistët që punojnë në fushën e artit bashkëkohor, që përfshijnë punën në pikturë, skulpturë, grafikë, vizatim, instalacion, fotografi, video, mediat e reja dhe art performues inkurajohen të aplikojnë. 

Artistët nuk mund të aplikojnë me film artistik apo punë në artet aplikative, dizajn, teatër, vallëzim.

Aplikimi për çmimin “Artistët e së nesërmes” 2021 bëhet nëpërmes regjistrimit online, duke e plotësuar Formularin e aplikimit, dhe duke dërguar dokumentacionin e kërkuar nëpërmes Formularit të aplikimit, që gjendet në webfaqen e Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë.

Anëtarët e Jurisë të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2020 janë Anne Barlow, drejtore e TATE St Ives, Britani e Madhe, Qëndresë Deda, artiste, fituese e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2018, Minna Henriksson, artiste, Adam Kleinman, kurator i pavarur dhe shkrimtar, si dhe kurator rajonal për Amerikën Veriore në Fondacionin Kadist Art, dhe Nebojša Milikić, punëtor kulturor dhe menaxher, hulumtues dhe aktivist që punon në Beograd.

 

Juria ndërkombëtare do të zgjedhë tre finalistët që do të prezantojnë punën e tyre në ekspozitën e finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2021, që do të hapet me 10 nëntor 2021 në Klubin e Boksit në Prishtinë.

 

Finalistët e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2021 do të përzgjedhen në bazë të shqyrtimit të portfolios së tyre artistike, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme dhe potencialit të demonstruar.  Fituesi/ja e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2021 do të përzgjedhet në bazë të shqyrtimit të portfolios së tij/saj artistike, projekteve dhe veprave të artit të ekspozuara në ekspozitën e finalistëve, arritjeve dhe ekspozitave të mëparshme, bashkëbisedimit me jurinë dhe potencialit të demonstruar. Juria do të shpallë fituesin/en me 11 dhjetor 2021, në mbylljen e ekspozitës të finalistëve të çmimit “Artistët e së nesërmes” 2021 që do të mbahet në Klubin e Boksit në Prishtinë.

 

Fituesi/ ja i/e çmimit “Artistët e së nesërmes” 2021 do të shpërblehet me qëndrim dy mujor në Nju Jork, SHBA, në programin rezidencial për artistë të Residency Unlimited, gjatë periudhës prill / maj 2022, dhe ekspozitë personale në kuadër të programit vjetor të ekspozitave të Stacion – Qendra për Art Bashkëkohor Prishtinë të vitit 2023.

 

Mbështetësit kryesor të çmimit “Artistët e së nesërmës” 2021 janë: Trust for Mutual Understanding (TMU), Independent Curators International (ICI), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Komuna e Prishtinës. Lista e plotë e donatorëve dhe partnerët bashkëpunues do të shpallet me kohë.  Informatat e plota për çmimin “Artistët e së nesërmes” mund të gjeni në këtë vegëz në webfaqen e Stacion – Qendra per Art Bashkëkohor Prishtinë, dhe faqet e institucionit në rrjetet sociale. 

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …