Qeveria e Kosovës në mbledhjen e saj të fundit, të mbajtur në mënyrë elektronike, ka marrë vendim për masat e reja kundër pandemisë Covid-19. Njëra nga këto vendimet është edhe shtyrja e fillimit të mësimit deri më 26 shtator. Ky pezullim vlen edhe për aktivitetin mësimor me prezencë fizike në institucionet publike dhe private të arsimit universitar. Lidhur me këtë ka reaguar Instituti EdGuard, ku thotë se këto vendime duhet mirë të argumentohen. Sipas tyre, mos komunikimi me komunitetin e shkollave ka shkaktuar hamendësime. Ndryshe, përveç shtyrjes së mësimit, Qeveria ka marr vendim që t’i mbyll edhe çerdhet.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …