Ministri Shala: Sigal Prishtina dëshmon sukseset e sportit kosovar

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Shala, priti sot lojtarët dhe drejtuesit e Sigal Prishtinës të udhëhequr nga kryetari i klubit Blerand Stavileci dhe përfaqësuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ministri Shala e përgëzoi skuadrën e Sigal Prishtinës, trajnerët dhe gjithë stafin për suksesin historik, titullin e kampionit të Ligës Ballkanike në basketboll për të dytën herë.

Ministri Shala u shpreh se kjo është një e arritur e jashtëzakonshme për basketbollin e Kosovës dhe dëshmon se sporti kosovar ka cilësi të dallueshme, ndaj jemi të përkushtuar për ta përkrahur.

Po ashtu, Shala u shpreh se MKRS-ja do të jetë afër sportistëve të Kosovës dhe do të ndihmojë sportin në afirmimin, avancimin dhe njohjen e tij sa më të gjerë në arenën ndërkombëtare.

Gjithashtu Shala i informoi të pranishmit lidhur me punët konkrete që po bën MKRS-ja për të përmirësuar kushtet për sportin e Kosovës, në mënyrë që të hapen shtigje për një të ardhme më të ndritshme dhe më cilësore për sportin kosovar.

Kryetari i Klubit Sigal Prishtina, Blerand Stavilevci e falënderoi ministrin Shala për mbështetjen e vazhdueshme që i jep basketbollit të Kosovës dhe u shpreh se ky bashkëpunim ndikon dukshëm në sukseset e sportit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …