Besnik Tahiri: Menaxhimi i pandemisë, arkivi i UÇK-së dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale

Besnik Tahiri: Menaxhimi i pandemisë, arkivi i UÇK-së dhe shtyrja e zgjedhjeve lokale

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, para mediave deklarova për tri tema të rëndësishme: menaxhimin e pandemisë; arkivin e UÇK-së; dhe shtyrjen e zgjedhjeve lokale.

Sa i përket menaxhimit të pandemisë me Covid-19, argumentova se është e palogjikshme të diskutohet për tema tjera, në kohën kur Kosova është në listën e zezë të të gjitha shteteve për menaxhim të dobët të pandemisë, duke arritur nivelin më të lartë të vdekjeve e infektimeve, derisa humbim mbi 134 mijë vaksina anti Covid. Pra, është e palogjikshme që ne të ngrisim çështje tjera e të mos e trajtojmë këtë temë, ndaj kërkova bashkëpunim të grupeve parlamentare dhe u dakorduam që këtë temë ta ngrisim në një seancë tjetër, në mënyrë që të përçojmë porosi të qarta, për menaxhimin shumë më të mirë të pandemisë dhe për vaksinim.

Sa i përket çështjes së arkivave të UÇK-së, theksova se janë disa tema të këtij vendi, që lidhen me historinë tonë të lavdishme. Dhe, ajo histori është lufta për liri, luftë e cila është vlera më e madhe kombëtare, e këtij kombi dhe këtij vendi. Kërkimi i hapjes së arkivave që s’ekzistojnë është gabim substancial.

Ndërsa lidhur me shtyrjen e zgjedhjeve lokale, potencova se kjo është e palogjikshme dhe bie ndesh me demokracinë. Pra, nuk ka as bazë ligjore e as demokratike. Më 17 tetor organeve komunale u skadon mandati dhe atë mandat mund t’ua japë vetëm populli përmes zgjedhjeve. Ne jemi për shkurtim të fushatës në pesë ditë ose mund të shqyrtojmë edhe atë se si mund ta mbajmë fushatën online. Modaliteti për shtyrje të zgjedhjeve është ngulfatje dhe goditja më e madhe që mund t`i ndodh demokracisë që nga pas lufta.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …