Kryetari i Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri, ka deklaruar se zgjedhjet lokale nuk është dashur të shtyheshin. Ai ka treguar edhe arsyen pse kryeministri Albin Kurti ka kërkuar shtyrjen e zgjedhjeve që pritet të mbahen më 17 tetor të këtij viti. Sipas opinionit të Hazirit, Kurti ka dashur të shtyjë zgjedhjet në mënyrë që të fshehë rastet e vdekjes dhe të infektimit nga COVID-19. “Tendenca për t’i shtyrë zgjedhjet ka qenë e fshehur brenda numrave të zi të Covidit por ka qenë krejt me motiv politik… Të shtyhen zgjedhjet dhe të blihet kohë dhe të shkaktohet një lloj mobilizimi krejt tjetër politik i cili lidhet me nevojat e zgjedhjeve”, ka thënë Haziri.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …