leoni

Salih Mustafa: Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që më ngarkohen kjo gjykatë

​Salih Mustafa: Nuk jam fajtor për asnjë nga pikat që më ngarkohen kjo gjykatë

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa ndaj të cilit ka nisur sot gjykimi në Dhomat e Specializuara në Hagë, është deklaruar i pafajshëm. Nga gjyqtarja atij i është kërkuar të konfirmojë deklaratën e tij të dhënë më 28 tetor të vitit 2020 rreth fajësisë apo pafajësisë së tij. “Nuk jam fajtor për asnjë nga piakt që mi ngarkon kjo zyre”, ka thënë Mustafa. Ndërsa nga Zyra e Prokurorit të Specializuar janë lexuar akuza ndaj Mustafës por jo aktakuza në tërësi. Ky është gjykimi i parë që po fillon në Gjykatën Speciale në Hagë, e Mustafa është i arrestuari i parë nga Specialja dhe që po qëndron në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020. Aktakuza ndaj tij është konfirmuar më 12 qershor të vitit 2020 ndërsa ai u arrestua më 24 shtator dhe u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …