Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu bashkë me humanistin, Halil Kastrati, ndanë 2 shtëpi për familjet ferizajase të pastreha, si dhe është arritur edhe marrëveshja për ndërtimin edhe të 15 shtëpive të reja për familjet e pastreha në Ferizaj, që rrumbullakson 40 shtëpi që bashkërisht me shoqatën “Jetimat e Ballkanit”, Komuna e Ferizajt ka ndarë për familjet në nevojë.
Asgjë nuk më bën më të lumtur, sesa buzëqeshja e fëmijëve në këto familje e drita në tunelin e gjatë, për një jetë më të mirë. Solidariteti për ferizajasit në nevojë, ka qenë e mbetet misioni ynë, ka thënë kryetari Aliu.