Haradinaj

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ta kufizojë në 5 ditë

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka vendosur që fushatën për zgjedhjet lokale të 17 tetorit ta kufizojë vetëm në 5 ditë. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj, duke shtuar se fushatën elektorale do ta zhvillojnë në përputhje me rekomandimet për parandalimin e virusit korona. “Duke pasur parasysh situatën e rëndë epidemiologjike me Covid-19, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka vendosur që Fushatën konvencionale për zgjedhjet lokale tetor 2021, ta kufizojë në 5 ditë. Po ashtu jemi të përcaktuar që edhe këtë afat 5 ditor të fushatës, ta zhvillojmë në përputhje të plotë me kriteret dhe rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit. Të nderuar qytetarë, struktura e simpatizantë të AAK-së, do të përpiqemi që duke filluar nga nesër, të gjejmë mënyra alternative të komunikimit dhe të shpalosim programin dhe objektivat tona për zgjedhjet e 17 tetorit.  Gjatë kësaj kohe do ta zbatojmë modelin e fushatës digjitale.  Na priftë e mbara!”, ka shkruar Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Lekaj

Pal Lekaj pas dështimit të Haxhiut: “Përgatituni për zgjedhje, s’ka më alternativë”

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka reaguar ashpër pas dështimit të …