Ambasadori amerikan në Kosovë, Filip Kosnett, ka konsideruar si të qartë faktin që dallimet në qasje ndaj disa politikave amerikane dhe Qeverisë Kurti kishte luajtur rol në ndarjen e koalicionit të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe rënie të legjislaturës së gjashtë. “Qartazi, fakti që administrata e ShBA-së dhe Qeveria Kurti kishin mospajtime për disa çështje të politikave luajti rol në prishjen e koalicionit të LDK-së me Vetëvendosjen”, ka thënë ai. Tutje, Kosnett ka thënë se rënia e Qeverisë Kurti ishte në përputhshmëri me Kushtetutën e Kosovës. “Atëkohë kishte njerëz që thoshin se kjo tregonte se demokracia e Kosovës nuk mund të evoluonte dhe zëri i popullit nuk do të dëgjohej, por shiko tani, pas një viti e gjysmë: kush është presidente, kush është kryeministër. Mendoj se votuesit dhe udhëheqësit politikë të vendit luajtën lojën afatgjatë”, ka shtuar tutje diplomati amerikan në Kosovë.
Kontrolloni gjithashtu
Nisma Socialdemokrate nesër, ditë e diel, mbanë Konventën dhe bën prezantimin e programit e kandidatëve për deputetë
Nisma Socialdemokrate ka njoftuar për aktivitetin partiak në mbajtjen e Konventës për prezantimin e programit …