Faqe-nxirësit e historisë në përpjekjet e tyre për të deformuar dhe falsifikuar periudhën më të ndritshme të historisë sonë kombëtare, të epokës së socializmit, në Shqipëri, kanë përbuzur, fyer e përçmuar prijësin komunist shqiptar, Enver Hoxha, duke bërë përpjekje për ta denigruar e për ta zhvlerësuar punën dhe angazhimin e tij në mëkëmbjen e Shqipërisë së katandisur buzë greminës. Derisa ende ka përpjekje për ta zhvlerësuar burrëshetastin më të njohur të kombit, pas Skënderbeut e Ismail Qemalit, shumë personalitete botërore të kohës së tij, pavarësisht kundërshtimeve dhe armiqësive, ia kanë njohur meritat si burrështetas ndër më të rëndësishmit dhe më me ndikim të kohës e tij.
Xhimi Karter, ish kryetar i Amerikës ka thënë: “Mos e nënvlerësoni zotin Enver Hoxha, se ai është një kokë e madhe në fushën e diplomacisë!”
Henri Kizingjer, ish Sekretar Amerikan i Shtetit ka shkruar: Enver Hoxha është njëri ndër udhëheqësit më të bukur të botës, i cili ka kryesuar çdo tryezë bisedimesh, pavarësisht se kush ka qenë ulur në atë tryezë”!
ÇU EN-LAI, ish Kryeministër i Kinës, ka deklaruar me një rast se i vetmi udhëheqës partie, mendimit dhe gjykimit të të cilit nuk i bëra ballë asnjëherë, është Enver Hoxha”!
Kryetari i Francës Sharl De Gol, ka shkuar aq larg në përshkrimin e tij për prijësin shqiptar. Ai ka thënë: Askush më tepër se Enver Hoxha nuk e meriton thënien “Lavdia shkon tek ai që nuk e kërkon atë”!
Andrea Papandreu, ish kryeministër i Greqisë, ka deklaruar “Një popull mund ta bësh të duartrokasë me dhunë udhëheqësin e vet, por nuk mund ta bësh të qajë për ‘të!”
Nga një bisedë midis Stalinit dhe Molotovit, marrë nga libri “Shqiptari dinak” i Jon Halliday, gazetar dhe analist anglez. Ai ka shpjeguar një rast kur ata kanë biseduar për Enver Hoxhën, Stalini dhe Molotovi.
E pyet Stalini, Molotovin:
– Më thuaj kush është ky Enver Hoxha dhe çfarë përfaqëson?
Molotovi i përgjigjet.
-Pa asnjë dyshim është udhëheqësi më simpatik i vendeve lindore dhe natyrisht më i mençuri. Hiqet si marksist, por është pro perëndimor dhe është një nacionalist që e do shumë vendin e tij!
Gjatë luftës në marshet partizane nëpër Jugosllavi është kënduar edhe një këngë marshi ku ndër të tjera thuhej:
Nasa partia ima tri sina,
Enver Hodju, Tita i Stalina.
Partia jonë ka tre bijë,
Enver Hoxhën, Titon dhe Stalinin.
Për shkak të rimës, emri i Stalinit, në vend se në krye të rreshtit, është vënë në fund. Këtë koment e ka publikuar për së gjalli, poeti i mirënjohur malazez, miku i madh i shqiptarëve, Jevrem Berkoviq.
Me rastin e vizitës të Enver Hoxhës, në Beograd, në nëntor të vitit 1946, kishin dalë për ta parë dhe për ta përshëndetur mijëra qytetarë, në mesin e tyre edhe gra e vajza të bukura, të cilat nuk e kishin bërë zap simpatinë dhe brohoritjet për Enver Hoxhën. Një artiste e njohur e teatrit kishte shkruar asokohe: Sot kam parë burrin më të bukur në botë, të cilit ia kanë xhelozinë artistët më në zë të Holivudit.
…