Pirro Prifti: Arbëria dhe Shqipëria, përse ndodhi ndryshimi? V

Ndryshimi Demografik dhe kalimi nga emri Arbanas dhe Epirotë në fjalën e re `shqiptarë` apo në popullatën e re shqiptareStrategjia kryesore e Perandorisë Osmane në drejtim të Ballkanit dhe kryesisht ndaj popullatës arbërore dhe epirote, ishte shkatërrimi i rezistencës së popullatës vëndasase e cila u kishte nxjerrë telashe, e cila bazohej në idenë e Sulltan Mehmetit të II Pushtuesit:

Vrasja dhe largimi me dhunë i banorëve nga kështjellat dhe fushat

Shkatërrimi deri në themel i të gjitha kështjellave (të mos lihet gur mbi gur!!),

Popullata e mbetur duhej të ndërtonte shtëpi me leje dhe pa mbrojtje në zonë fushore por jomë brënda kështjellave

Vendosja e sistemit të Timareve me drejtues osmanë

Ndarja e tokave në vilajete dhe sanxhaqe, duke rigrupuar, dhe ndarë popullatën arbërore dhe epirote të mbetur dhe duke e përzjerë atë me popullsinë sllave, vlahe, romanoi (helenët) dhe duke krijuar pashallëqe të vecanta,

Mbushja e zonave fushore dhe të qyteteve me kolonë të ardhur nga periferia e Perandorisë osmane por dhe me drejtues turq,

Mos lejimi i gjuhës së folur arbërisht dhe epirotisht por përdorimi i gjuhës osmane dhe e gjuhës kishtare sllave apo byzantine,

Islamizimi me detyrim i popullatës së mbetur me: dhunë, para, rryshfet, grada,

Marrja e pengjeve dhe marrja ushtare  rregullisht e djemve të rinj nga këto pashallëqe, si dhe marrja me detyrim e pengjeve djem apo vajza të drejtuesve qoftë myslimanë apo të krishterë (duke i çuar në harem) në oborrin e Sulltanit),

Ngritja e xhamive dhe prania e shumtë e elementit religjioz islam në tojet shqiptare të cilët në fakt zëvëndësuan priftërinjtë orthodokse e katolikë,

Ndryshimi I emrave të qyteteve, fshatrave, lumejve, zonave të ndryshme, p.sh., lumi Osum, lumi Erzen, Tarabosh, Sari Salltik, etj.

Islamizimi masiv I popullatës së mbetur  (ky islamizim I u shtua popullatës së ardhur) ndodhi  gjate shek. XVI dhe  “….  ishte ne ngjitje te panderprere. Ne dhjetevjeearet e fundit te ketij shekulli nje pjese e rendesishme e kesaj popullsie kishte kaluar ne islamizem. Feja e re kishte shenuar sukses te madh ne qytete te tilla te rendesishme, si Shkodra (ne kete kohe ishte islamizuar 100%), Peja (90 %), Vueiterna (80%), Elbasani (79%), Tetova (71%), Kereova (65,5%), Kruja (63%), Berati dhe Prishtina (me nga 60%), Prizreni (55,9%), Dibra (51%), Tepelena (50%), Permeti (41%), Novoberda (37%), Struga (24%), Vlora (23%), Korea dhe Trepea (me nga 21%), Janieva (14%), Delvina (4%)“(http://shpirti.albanianforum.net/t44-historia-e-popullit-shqipetare).

Në fillimet e shek XVI sipas studiuesit Olsi Jazexhi: “..konvertimi masiv i shqiptarëve në islam mendohet të ketë patur dimensione masive ndërmjet viteve 1620 dhe 1650. Brenda këtyre tre dekadash, rreth 300.000 shqiptarë katolikë romanë, pranuan islamin.[15] Sipas censusit osman të vitit 1520, në sanxhaqet e Shqipërisë jetonin mbi 15.000 muslimanë, 2500 çifutë që kishin ardhur nga Spanja e ri-krishtërizuar dhe Portugalia dhe 495.000 te Krishtere. Ndërmjet viteve 1506 dhe 1520, në Shqipëri jetonin 5.850 muslimanë turq, apo 1,01 përqind e popullsisë totale të Shqiperisë“ (https://olsijazexhi.wordpress.com/2012/12/08/historia-e-shqiptareve-nga-iliret-e-lashte-ne-eren-e-islamit/).

Në vazhdim të sqarimit të këtij problemi mund të them se është hera e dytë që popullatat ilirisht folëse me kalimin e shekujve si pasojëe pushtimeve nga perandori të mëdha ndërrojnë emrin:

-herën e pare nga ilirë  të shoqëruar me emra fisesh ilire në alabanë dhe epritotë ose ilirë si pasojë e përhapjes së fesë së krishterë katolike (arbër, alabanë), dhe orthodokse (epirotë ose ilirë),

-dhe nga arbanë arbër dhe epirotë, ilirirë në shqiptarë si pasjë e pushtimit osman , nga ku ky emër del zyrtarisht në Koncilin e Arbërit më 1703.

Ndryshimet tre shekullore nga 1389- deri me 1703 kur u mbajt Kuvëndi I Arbrit në Lezhë me porosi të Papa Klementit XI, nxorrën në pah një popullatë kryesisht të islamizuar me një emër të ri –shkiptarë apo shqiptarë.

Këto fjalë i kam spjeguar në shkrimet që kam përmëndur mësipër, por mund të theksoj se fjala shkie dhe shkiptar në fillim u përdorën si fjalë fyese nga banorët shqipfolës të islamizuar kundër arbërve të sllavizuar (shkie , shkja-derr, derra, pavarësisht se kjo fjalë është latine dhe do të thotë shizmë); kurse shkiet u a kthyen me fjalën shkep, shkepet, shkepur  (shkepet, pra të larguarit nga feja ekrishterë ), kurse prapashtesa `tarë`, `tore`,  janë prapashtesa që përdoren nëort shqip si p.sh., lundërtarë, frymëtarë, nevojtarë, etj. Pra fjala shkiptar dhe shqiptar lindi si pasojë e një popullate të re që fliste një gjuhë të lashtë

Nuk mund të rrihet pa përmëndur edhe një fjalë tjetër e ngjashme për shqiptar e cila mund të merret parassysh potë shihen armatimet e kohës si fjala `shqytar`,

Në fillim u quajtën të tillë zonat veriore dhe qëndrore e lindore të tevave shqiptare aty ku popullata ishte e përzjerë me slave orthodoksë si malazezë, serbe, maqedonas . Argumenti qëndronte se në ato zona një pjese e banorëve orthodokse por  kërkuan dhe gjetën mbështetje nga kisha sllave orthodokse  e për pasoje ruajtën fenë por humbën etninë arbër, epirotë, dhe ilirë. Kjo mesa duket është edhe një nga argumentet serb por e deformuar, që ….ne jemi pas ardhës të ilirëve …. Këta banorë u quajtën shkije, pra që kishin rreshkitur, apo që ishin ndarë nga trungu për hir të ruajtjes së Fese kryesisht orthodoksët. Nga ana tjetër banorët e  islamizuar dhe arbërisht apo epirotisht folës, u quajtën nga shkijet si shkeptarë –shkiptarë-shqiptarë (shkepur dhe shkitur).

Kjo fjalë u përdor për herë të parë në Kuvëndin  e Arbërit më 1703 , vit që mund të merret si formacioni I parë I një populate të re me fe jot ë krishterë, që flet një gjuhë të lashtë, dhe që ka në përbërje të popullatës:

-banorë të hershëm vëndalinj të konvertuar në islam

– banorë të ardhur islamikë (turq, cerkezë, egjyptianë, persianë, irakianë, sirianë, abhazë,)

-banorë vëndalinj laramanë

– banorë  vëndalinj katolikë dhe orthodoksë (arvanitas)

– banorë vllahë shqipfolës

-banorë sllavë shqipfolës

-banorë romanoi (helenë, grekë), shqipfolës

-banorë romë shqipfolës.

Këta banorë ishin të shpërndarë në cdo nga 4 vilajetet ku shtriheshin dikur trojet e Arbërisë dhe të Epirit.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Ahmet Qeriqi: Një shkrim për Jetë Hasanin. (E hënë 16 nëntor, 1998)

Moti sikur po përmirësohet, por vazhdon të bëjë gjithnjë e më ftohtë. Retë po e …