Filloi ndërtimi i parkut në Xërxë, projekt ky i bashkëfinancuar nga Komuna e Rahovecit dhe Granti i Performancës, të cilin e ka fituar komuna e Rahovecit, e që do të përdoret për ndërtimin e parqeve të reja gjithandej në Rahovec dhe projekteve të tjera në infrastrukturë, pas performancës së mirë komunale që ka pasur. Ky park do të ketë ulëse, kënd të lojërave për fëmijë, gjelbërim, ndriçim publik etj. Në fillimin e punimeve ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, i cili tha: Jam i lumtur që performanca jonë si komunë, përveçse ka fituar mirënjohje institucionale dhe është e domosdoshme për një qeverisje të mirë, po sjell edhe projekte konkrete për Rahovecin.