Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Bedri Hamza: Nuk janë pakë tetë vite për të qeverisë një komunë dhe për të pasur shumë pak zhvillime pozitive

Kandidati për kryetar të komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza nuk e ka kursyer kryetarin aktual të Mitrovicës, Agim Bahtirin, ku i ka treguar dështimet e tij. Hamza ka thënë se nuk janë pakë tetë vite për të qeverisë një komunë për të pasur shumë pak zhvillime pozitive për të mos thënë asgjë. “Nuk janë pak tetë vite për të qeverisë, kam dëshirë që të kishte të arritura me një konstatim që është dashur të bëjë më shumë por realisht katër vitet e fundit ka pasur shumë pak zhvillime pozitive, ka pasë probleme, ngecje dhe keqqeverisje. Kreit çka i them i bazojë në argumente dhe në shifra zyrtare. Nëse i referohem raporteve të auditorit për vitet, 2017, 18, 19, 20 ka shkelje që është secila më e rëndë se tjetra dhe nuk janë këto formulime të mia por janë të zyres së auditimit. Prej cështjes së punësimit me kontrata pa i respektu procedurat, herë nga 32 veta, herë nga 46 veta, cështjeve të prokurimit, të menaxhimit të kontratave dhe sidomos nëse  shikojmë raportet e vitit 2019”, shprehet Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …