leoni

KMDLNJ

KMDLNJ kërkon nga partitë politike që të përjashtohet mosdurimi, gjuha dhe urrejtjes gjatë fushatës elektorale

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka kërkuar nga subjekteve politike për një fushatë të qetë ku do të përjashtohej mosdurimi, gjuha e urrejtjes dhe veprimet që do të kontribuonin në rëndimin e gjendjes e cila është e keqe në këto rrethana. Sipas këtij njoftimit, mbajtja e zgjedhjeve është përgjegjësi, në radhë të parë e subjekteve politike që garojnë por edhe e votuesve, sidomos ditën kur votohet. KMDLNj vlerëson se organizatat që monitorojnë zgjedhjet kanë kapacitet të mjaftueshëm dhe të dëshmuar monitorues dhe profesional të monitorojnë fushatën zgjedhore dhe ditën e votimit si dhe balotazhin eventual. KMDLNj uron të gjitha subjekteve politike një fushatë të mbarë, votim të rregullt si dhe pranim të rezultateve të zgjedhjeve siç kanë vepruar edhe më parë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …