Sipas Johann Thunmann-i, ne vitin 1774, pohon: Albanet e quajne veten skipatar (shqiptar e shen. i aut.), por burimin e kesaj fjale ata nuk e dine.e Nga keto dy deshmi kuptohet se fjala e prejardhur shqiptar eshte shfaqur para shek. XVIII, gjithsesi pas shpernguljeve te arberesheve per ne Greqi dhe ne itali. Kurse fjala Shqip-eni/Shqip-eri eshte shfaqur jo me heret se fundi i shek. XVIII (http://shpirti.albanianforum.net/t44-historia-e-popullit-shqipetare).
Studiues të ndryshëm thonë se fjala shqiptar ka qënë më e hershme. Sidoqoftë fjala `shqip` shqiptar` nuk mund të ketë egzistuar aq herët, dhe më tepër duhet të ketë qënë një përkthim në gjuhën e sotme si fjalë `shqip se sa autorët të kenë përdorur këtë fjalë. Kjo ndodh sepse fjala Albania, alban përkthehet si Shqipëri dhe shqiptar, por në fakt kjo fjalë përkthehej si Arbëi dhe arbër.
Sipas Historisë së Shqipërisë “…Pas shpërnguljes së arbëreshëve për në Greqi dhe në Itali (shek. XV), fjalët e dikurshme Arbën/Arbër, (i) arbënesh/arbëresh dhe arbënisht/arbërisht, në vetë trojet shqiptare erdhën e u zëvendësuan dalëngadalë me fjalët shqip, shqip-tar dhe Shqip-ëni/Shqip-ëri. Nga këto më herët dokumentohet fjala e parme shqip, të cilën e ndeshim një herë të vetme qysh në “Mesharin” e Gjon Buzukut (1555, faqe XXV): …qi vjen me thashunë shqip… Fjala shqip, me vlerë ndajfoljore, ndeshet pastaj katër herë në veprat e Budit (1618 dhe 1622), tek i cili, ashtu si te Buzuku, nuk ndeshet fare ndajfolja arbënisht. Kurse Bardhi në Fjalorin latinisht-shqip të vitit 1635 përdor vetëm ndajfoljen arbënisht. Ndajfoljen shqip e gjejmë të përdorur (dy herë) edhe në veprën e Bogdanit të vitit 1685. Por te Budi, Bardhi e Bogdani gjejmë të përdorur rregullisht (dheu) i Arbën-it dhe (gjuha) e arbëneshe“. (http://historia.shqiperia.com/perandoria/kreu5.php).
Shkaku se përse fjala shqiptar u përdor për herë të parë në territoret e Kosovë-shqiptarë të Maqedonisë ishte sepse në shumicën dërrmues të popullatës së krishterë mbizotëronin epirotët ilirë orthodoksë por dhe arbër katolikë; madje fjala arbër nga pas vdkejes së Skënderbeut u përdor edhe për orthodoksët. Përsa I përket Popullsisë së krishterë orthodokse mund të shikojmë se: Ndërkohë, në pika të ndryshme të territorit shqiptar ishin themeluar në kohë të ndryshme edhe një varg manastiresh ortodokse, siç ishin: manastiri i Shën Mërisë në Ardenicë (Myzeqe), një tjetër po me këtë emër në Apoloni, manastiri i Shën Kozmait në Halikondas (Myzeqe) etj. Autoriteti kishtar i Kryepeshkopatës njohu zgjerim të dukshëm pas vendosjes së sundimit osman, duke u shtrirë deri edhe te arbëreshët e italisë Jugore. Deri në vitin 1557 në kuadër të administrimit të saj kishtar gjendej edhe pjesa ortodokse e popullsisë shqiptare të Tetovës dhe Shkupit, e cila pas këtij viti kaloi nën administrimin e Patrikanës së Pejës (deri ne vitin 1766). Në këtë mënyrë, brenda juridiksionit të kësaj të fundit do të hynte përsëri popullsia shqiptare me përkatësi të krishterë ortodokse dhe banuese në viset shqiptare veriore (brenda kufijve të Malit të Zi), në ato verilindore (Kosovë) dhe lindore (sot brenda kufijve të Maqedonisë). Popullsia ortodokse e viseve shqiptare jugore poshtë vijës së ndikimit të Kryepeshkopatës së Ohrit, edhe pas vendosjes së sundimit osman, vijoi të mbetej nën administrimin kishtar të mitropolive dhe peshkopatave me varësi të drejtpërdrejtë nga Patrikana e Stambollit“. Kjo ishte arësyea së arbërit dhe epirotët e mbetur e që nuk kishin patur mundësi të largoheshin, por që nuk donin të konvertoheshin në myslimanë në zonav brënda vilajeteve të Kosovës, Ohrit, pjesërisht të Shkodrës kërkuan mbrojtje nga kishat orthodokse në varësi të Patrikanës së Stambollit (Konstandinopojës) , duke pranuar ruajtjen e fesë në dëm të etnisë. Kjo krijoi përplasjen më vëllezërit e tyre të konvertuar në islam si dhe përplasjet me shqipfolësit e huaj përsa I përket: pronave, historisë, etnisë dhe lindjen e fjalëve shkijë-shkja dhe shkiptarë shqiptar me të cilat I cilësuan grupet e popullatave. Shqiptarë ata myslimanë dhe shkije ata të sllavizuar
(http://sq.wikipedia.org/wiki/faktorët_ndikues_në_islamizimin_e_shqiptarëve).
Në përfundim të këtij shkrimi I cili ka për qëllim hedhjen dritë për një pjesë të historinë së shqiptarëve dhe lidhjen e tyre me gjuhën e vjetër e të lashtë ilire apo siç sot nga studiuesit e huaj quhet edhe greqishtja e vjetër, mund të them se pavarësisht ngandryshimi I strukturave të popullsisë nga dy pushtimet më të mëdha që u janë bërë tokave shqiptare në periusha të ndryshme, të dyja këto pushtime ajo romake që zgjati afro 1000 vjet dhe ajo turke që zgjati 450 vjet, popullata e fiseve të lashta ilire u kristianizua dhe u ndryshua në emrin Arbëri (Albania) për shqip folësit katolikë, dhe Epiroti-Iliri për shqipfolësit orthodokse, gjatë periudhës osmane popullata u ndryshua si pasojë e atyre që u thanë më lart dhe u kthye në një popullatë shqiptare. Sidoqoftë një gjë nuk lëvizi- gjuha e bukur shqipe e cila është trashëguar nga të gjitha këto rebeshe historike e pa ndryshuar ashtu si ajo ka qënë që në lashtësi ilirishtja e vjetër e pa shkruar homeriane apo -e ashtuquajtura greqishte e vjetër e shkruar, me të cilën lexohen lehtësisht Iliada dhe Homeri, vënd banimet e lashta dhe tekste të lashta.
Bekuar qoftë kjo gjuhë.