Ish-rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema, ka komentuar vendimin e fundit të Qeverisë së Kosovës për lirimin e të gjithë studentëve në universitete publike nga pagesat. Ai tha se këto vendime kanë filluar që nga viti 2007 ku në atë kohë, sipas tij, është marrë vendimi që të zbritet pagesa e studentëve nga 130 euro në 60 euro e deri tek lirimi i studentëve të vitit të parë nga pagesa. Dema thotë se gjendja në arsim nuk mund të përmirësohet me lirime nga pagesa por me gjithpërfshirje dhe sipas tij, kjo bëhet me strategji afatgjate. Më tej, Dema thotë se nuk pret diçka nga vendimi i qeverisë, pasi që sipas tij, viti i parë i studentëve nuk kanë paguar dhe disa kategori nuk kanë paguar dhe që ka qenë vetëm një përqindje e vogël e studentëve që kanë kryer pagesa.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …