Pas inaugurimit të spitalit të fëmijëve “Sheikha Fatima”, Kryeminsitri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nëpërmjet dy letrave të falënderimit, ka shprehur sërish mirënjohjen për ndihmën dhe mbështetjen që Emiratet e Bashkuara Arabe ia kanë dhënë popullit dhe shtetit të Kosovës. Kryeministri falënderoi Ministren e Shtetit, Dr. Maitha bint Salem Al Shamsi dhe Drejtorin e Departamentit të Shëndetësisë në Abu Dhabi, Sheikh Abdulla bin Mohammed bin Butti Al Hamed për investimet në përmirësimin e infrastrukturës tonë shëndetësore. Ai theksoi se spitali i fëmijëve në Prishtinë do të mbetet dëshmi e përjetshme e solidaritetit dhe shpirtit human të popullit të Emirateve të Bashkuara Arabe për fëmijët e Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …