leoni

Fuqitë më të rëndësishme aziatike u takuan në një samit, në Dunshabe të Taxhikistanit për të folur lidhur me sigurinë në rajon

Fuqitë më të rëndësishme aziatike u takuan në një samit, në Dunshabe të Taxhikistanit për të folur lidhur me sigurinë në rajon

Fuqitë më të rëndësishme të Kontinentit të Azisë janë takuar në një samit, në Dunshabe të Taxhikistanit, ku kanë folur folur për sigurinë në rajon dhe çështje të tjera rajonale e botërore. Afganistani ishte një nga pikat e diskutimit. Kina dhe Rusia i kanë kërkuar talebanëve të luftojnë terrorizmin dhe kanë fajësuar amerikanët për situatën e krijuar. Në gjeopolitikë nuk ka vakum, citojnë shpeshherë ekspertët e famshëm të marrëdhënieve ndërkombëtare. Me largimin e amerikanëve nga Afganistani, ngjan se rolin kryesor për të ardhmen e këtij vendi e ka marrë Kina. Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi dhe homologu i tij rus Sergey Lavrov fajësojnë Uashingtonin për situatën e krijuar në vendin aziatikoqendror. Në takimet e së premtes të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait dhe Organizatës së Sigurisë Kolektive të udhëhequr nga Moska, të dy në Dunshabe të Taxhikistanit u fol për të ardhmen e Afganistanit dhe sfidat e tjera për rajonin e botën.

Me anë të një videokonference u bashkua në takimin e së premtes edhe presidenti Shi Xhin Ping. Ai tha se bashkësia ndërkombëtare duhej t’i linte afganët që të merrnin fatet e vendit të tyre në duart e veta, dhe të respektonin sovranitetin e vendit.  Shi Ping gjithashtu i kërkoi Afganistanit të godasë fort të gjitha grupet terroriste, sepse kështu do të parandalohej çdo kërcënim për kombet e tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …