leoni

BDI

BDI: ASH e Taravarit dhe Selës qëndron pas dhunës së protestuesve dhe ofendimeve të grave

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh neveri të thellë ndaj tentativave të Aleancës për Shqiptarët që të fsheh dorën e saj dhe përmes protestave të keqpërdorë tragjedinë e spitalit modular në Tetovë që tronditi gjithë vendin.

Marshi i djeshëm protestues i dhunshëm dhe ofendues nga pozitës së gruas shqiptare në përgjithësi është edhe një dëshmi e këtij qëllimi tinëzar. Dëshmi e qartë se shprehja e dhunës dhe denigrimi i gruas shqiptare në protestat e djeshme mban vulën e Selës dhe Taravarit janë fotografitë e protestës, ku qartë shihet prezenca e anëtarëve të strukturës së lartë partiake të Aleancës për Shqiptarët, duke përfshirë këtu edhe nënkryetaren e degës së këtij subjekti Nurije (Nuka) Bajrami dhe jo vetëm, por edhe thirrjet e drejtpërdrejta të publikuara në Facebook nga Arben Zeqiri, drejtues për media tek ASH, për pjesëmarrje në protesta.

Bashkimi Demokratik për Integrim vlerëson se në vend që të dënojnë dhe distancohen nga dhuna dhe parolat ofenduese, Aleanca për Shqiptarët dëshmoi se përkrah gjestin e ulët të fyerjes ndaj pozitës shoqërore të gruas shqiptare dhe përkrah dhunën e protestuesve me dosje kriminele.

Bashkimi Demokratik për Integrim edhe njëherë shpreh ngushëllime të sinqerta ndaj familjarëve dhe fton të gjitha partitë politike të mos e keqpërdorin dhimbjen e familjarëve të viktimave për përfitime sipërfaqësore parazgjedhore politike.

 

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …