Kundërthëniet, anakronizmat, paradokset, skandalet, përçarjet e thella fetare e krahinore brendashqiptare, ndeshjet e përhershme lindje perëndim, kanë krijuar një gjendje të nderë të hallakatjes së përgjithshme kombëtare, sidomos ndër shqiptarë, ku e kaluara shekullore nën robëri ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe ka krijuar antagonizma që nuk po mund të zbuten as po tejkalohen.
Të gjithë faktorët që kanë ndikuar në këtë gjendje gjatë shekujve janë të pranishëm edhe aktualisht.
Po radhisim disa nga këto antagonizma, të cilat gjenden kudo të shkruara në medie e portale, si një Galimatias tipik shqiptar, që nuk gjendet në këtë nivel të lartë të shprehjes, te asnjë popull i rajonit sikur ndër ne, në radhë të parë për shkak të ndasive e përçarjeve të mëdha. Kjo botë e ndeshtrashave e plang-prishësve, kjo botë heterogjene po e manë peng idealin e lirisë dhe bashkimit, meqë jetësimi i atij ideali kërkon unitet në mendime e veprime, me qëllim të kombi i bashkuar të bëhet faktor vendimmarrës për vetveten, të vetëvendos, sepse kështu të ndarë e të përçarë sikur jemi nuk arrijmë dot ta stopojmë të keqen që po na kanoset nga viti në vit.
Ja si shprehen, në biseda, portale e formue këto kundërthënie e paradokse në mesin tonë:
Anakronizmi laraman-shqiptar
Urrejnë islamin si fe agresive, por mbajnë emra myslimanësh, nganjëherë i deformojnë mbiemrat.
Urrejnë mjekrat e myslimanëve, por jo mjekrat e priftërinjve serbë e ortodoksë, të cilët për ta trashur besimin nuk i lajnë me vite të tëra
Urrejnë femrat e mbuluara me shami, por jo shamitë e murgeshave.
Urrejnë xhamitë, shprehin simpati për kishat ortodokse serbe, ku ndër shekuj janë bekuar masakruesit e fëmijëve shqiptarë.
U pengon çdo xhami e re, po jo “muri kinez” i Patrikanës së Pejës, kishat ortodokse, me status të veçantë, apo manastiri i Deçanit që ka prona më shumë se krejt xhamitë e Kosovës.
Kishat serbe në Kosovë kanë deri në 800 hektarë tokë si prona të veta, xhamitë kanë disa ari, aq sa është vetë xhamia dhe oborri i saj.
Urrejnë femrat me shami në kokë, por jo ato gjysmëlakuriq.
Urrejnë turqit, me shumë se i urrejnë serbët e grekët edhe pse gjyshstërgjyshërit e tyre deklaroheshin: “Turk elhamdulilah”.
Fyejnë Kuranin pa e lexuar fare, simpatizojnë Biblën, po ashtu pa e lexuar fare.
Urrejnë shkollat fetare islame, jo ato të krishtera.
Nuk falën, nuk kryejnë asnjë obligim fetar, por organizojnë iftare, për përfitime politike.
Kur shkojnë në Turqi, lavdërojnë shtetin dhe Erdoganin, kur shkojnë në Gjermani apo kudo në Evropë, lavdërojnë Evropën, shajnë Turqinë.
Nuk besojnë në asnjë zot, por kanë frikë të deklarohen ateistë.
Urrejnë shtetet islame e islamin, pastaj ankohen pse ato nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës.
E duan pa masë Izraelin edhe pse ai Shtet kurrë nuk do ta pranonte Kosovën pa e kushtëzuar me vendosejn e ambasadës, në Jerusalem.
E duan Vatikanin më shumë se Mekken, edhe pse Vatikani Kosovën e konsideron zemër të Serbisë.
E duan Evropën edhe pse ajo i mbanë në geto, të vetmin shtet të izoluar në kontinent.
Urrejnë ezanin, por jo kambanat e kishave.
Deklarohen fetarë por nuk kryejnë asnjë prej obligimeve fetare.
Urrejnë faljen në xhami, por nuk shkojnë të falen në Katedrale apo në kishat serbe.
E quajnë Kosovën tokë të pëlleshme të ISIS-it, edhe pse nuk u zbraz asnjë plumb i Xhihadit.
E urrejnë ISIS-in dhe Xhihadin por nuk luftojnë fizikisht kundër tyre.
Për 300 luftëtarë nga Kosova në Siri, e shpallin Kosovës tokë të Xhihadit.
E urrejnë fenë e islamin por e mbajnë dhe urojnë Ramazanin e Bajramin.
Anakronizmi anti turk dhe pro turk
Fe e shqiptarit nuk është shqiptaria, por islami dhe Turqia.
Ishim më mirë në kohën e Sulltanit, se tani në kohën e Erdoganit.
Skënderbeu nuk është heroi im, sepse ai ka vrarë turq.
Më shumë turq ka vrarë Kemankesh Mustafa Pasha dhe Kara Mustafa Pasha, sesa ka vrarë shqiptarë Turqia për pesë shekuj.
Letërsia shqipe me shkronja arabe quhet bastarde, vetëm ajo me shkronja greke e latine quhet shqiptare.
Shkrimtari më i madh i realizmit shqiptar në shekullin 18-të, Hasan Zyko Kamberi quhet bejtexhi, ndërsa prifti katolik i kohës së tij, quhet shkrimtar shqiptar, pa shkruar asnjë shkronjë apo fjalë shqipe.
Të gjithë shqiptarët, arnautët e shkolluar kanë qenë analfabetë, sepse kanë shkruar arabisht e turqisht, dhe jo me alfabet unik latin, çirilicë apo latinicë.
Hoxhallarët kanë qenë analfabetë, priftërinjtë e popat njerëz të arsimuar.
Mësimi në mejtepe, prodhonte analfabetë, mësimi në kishë nxirrte njerëz të arsimuar.
Gjuhët, arabe perse e turke kanë prodhuar analfabetë, por jo gjuhët sllave, greke e latine.
Poeti më i madh i Lindjes I cili krenohej me origjinën shqiptare, Jahja beg Dukagjini, nuk mësohet në shkollat shqipe, sepse ka shkruar turqisht e arabisht.
Nuk duam ta dimë kush ka qenë poeti i madh i mesjetës, Mësihi i Prishtinës, por mësojmë disa fjalë shqip si dokument të vjetër të kalorësit gjerman, Arnold Von Harf.
Anakronizmi i krishterë
Hiqjani Gjergj Kastriotit Skënderbeun, sepse e fyeni atë.
Gjergj Kastrioti ishte serb, jo shqiptar.
Gjergj Kastrioti ishte atlet i Krishtit, luftoi për Krishtin e Papën dhe jo për Shqipërinë.
Shqiptarët myslimanë janë turq, aziatë, janë mohues dhe tradhtarë të fesë së vërtetë.
Më mirë qen se turk.
Shqiptarë të vërtetë janë vetëm krishterët.
Shqiptarët islamë janë fundërrinë turke arabe, që duhet të zhduken nga Evropa.
Më mirë arvanitas e grek, sesa shqiptar e mysliman.
Më mirë ortodoks e maqedon, sesa shqiptar e mysliman.
Më mirë serb e i krishterë sesa shqiptar e mysliman.
Islami është fe e dhunës, duhet ndaluar atë, duhet djegur Kur’anin.
Myslimanët janë myslimaca duhet të varen…
Testamenti i shqiptarisë
Këto dhe anakronizma të tjera që janë shumë aktuale në Kosovë sidomos në luftën e shpallur e të pashpallur kundër islamit, janë anakronizëm i llojit më të shëmtuar, i llojit të shpifur dhe të financuar nga Serbia e Greqia. Kjo gjendje e intolerancës fetare, të cilës po i fryjnë disa gazetarë mafiozë e kriminelë, disa sharlatanë e debilë, disa gazetarucë të bashkim vëllazërimit, disa zagarë e trutharë ka për qëllim nxitjen e urrejtjes fetare dhe dëmtimin e tolerancës, si bazament të kulturës e qytetërimit autentik shqiptar.
Pavarësisht nga kjo, trashëgimia kulturore fetare gjithëshqiptare, po qëndron si digë e fortë e tolerancës fetare, atdhedashurisë, respektit të ndërsjellë fetar dhe harmonisë shekullore të qytetërimit tonë autentik.
Kjo fushatë e paguar shtrenjtë nga Beogradi e Athina, po arrin deri diku ta dëmtojë tolerancën shekullore, por nuk po arrin ta degradojë moralin kombëtar e fetar të shqiptarëve, andaj është bërë shumë agresive, abuzive, e ligë dhe e poshtër, e përdalë dhe qyqare, putane, bizarre e bizantine.
Bazamenti që i vuri moralit kombëtar e fetar të Rilindjes, Vaso Pasha, me testamentin e shqiptarisë: “Mos shikoni kisha e xhamia se feja e shqiptarit është shqiptaria”, është bazament i qenies dhe ADN-së ideologjike shqiptare, islame dhe krishtere, sepse ai nuk ka thënë mos shkoni në kisha e xhamia, nuk ka thënë mos ndërtoni kisha e xhamia, ( sikur propagandojnë ateistët vulgarë, jo ata shkencorë) por e ka thënë të qartë si dritën e diellit, mos lejoni t’ iu përçajnë kisha e xhamia, duke rrahur gjoks se unë jam turk, unë jam grek, shka apo vllah. Kjo porosi filozofike, etike, kombëtare e fetare është bazamenti i shqiptarisë, andaj lufta ndërfetare në mesin e shqiptarëve është mision i pamundshëm, që nuk po e jep rezultatin, të cilin e kërkon Vatikani, Brukseli, Athina e Beogradi.
Pavarësisht se dikush çmeritet e çartet kur sheh duke u ndërtuar ndonjë xhami apo kishë, pavarësisht se dikush paguhet shumë shtrenjtë, për të hequr gurë nga kështjella shqiptare e mirëbesimit vëllazëror, kombëtar, fetar e gjuhësor, pavarësisht se dikush urren lindjen apo perëndimin, Shqiptaria është vetë Lindja e Perëndimi, “Flamur që lind Shën Konstandinin, pajton Islamin e Krishterimin”, Flamur i kuq, e shkabë zi, Flamur për një Shqipëri, kështu ka thënë i madhi i të mëdhenjve, Fan Noli.