Shaip Imeri: AND-ja e ashtit tim, Hasan Prishtina me ka motivuar për t’i hyrë garës për asamblenë komunale

Shaip Imeri: AND-ja e ashtit tim, Hasan Prishtina me ka motivuar për t’i hyrë garës për asamblenë komunale

Si stërnip i atdhetarit, ideologut, mendjendriturit dhe heroit kombëtar Hasan Prishtina e kam parë të arsyeshme dhe si nevojë të kohës që në këto zgjedhje të garojë për asamblenë komunale të Kuvendit Komunal në Skenderaj.  Ashtu siç kërkonte përmes pushkës e pendës liri e jetë më të mirë për shqiptarët Hasan Prishtina dekada me parë, sot unë stërnipi i tij Shaip Imeri në Kosovën e lirë dhe të pavarur tash e sa vite por me plotë probleme kam vendosur që përmes Nismës Socialdemokrate dhe konceptit social demokrat të kërkoj besimin qytetar për përfaqësimin e zëirt të tyre në mënyrë dinjitoze.

Se kam motivin dhe vullnetin për të sjell ndryshime pozitive në vend e posaçërisht në vendlindjen time Skenderaj prej nga vijë e kam dëshmuar edhe më parë. Për disa vite sa kam punuar në Ministrinë e Arsimit, nga pozita e zyrtarit administrativ e kam ngritur zërin në çdo instancë të këtij institucioni për t’i sjell gjera pozitive komunës time në sistemin arsimor, qoftë në çështje infrastrukturore apo në ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme, hapjen e drejtimeve shkollore pjerr perspektivë për rininë që me herët kanë munguar në shkollat e Skenderajt.

Aty ku kam insistuar dhe aty ku me ka shkuar zëri qëllimit ia kam arritur duke i sjellur profite atdheut tim, Drenicës heroike. Këtë motiv e kam në promaterjen time, në ADN-n time që është vazhdimësi e trashëgim e Hasan Prishtinës për të punuar për komb e popull pa reshtur. Prandaj në këto zgjedhje unë do të kërkoj besimin e qytetarëve të Skenderaj, bashkëfshatarëve të fshatrave të tjera për rreth që të jemi përfaqësues i tyre në Kuvendin Komunal.

Aty ku unë do të kërkoj kushte më të mira për sektorin e arsimit të cilin e njoh dhe në të cilin kam punuar një kohë të gjatë në të. Do të kërkoj infrastrukturë më të mirë nëpër fshatra, ndriçimin publik, funksionalizimin e ambulancave nëpër fshatrat e sidomos atyre në bashkësitë lokale.

Kontrolloni gjithashtu

Egzon Kastrati

Egzon Kastrati: Qeverisja ekonomike në shifra

Një përshkrim i asaj çfarë ka  në ekonomi brenda këtyre katër viteve : Po fillojmë …