Kryetar i komunës së Vushtrisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Xhaver Tahiri ka thënë se zgjedhjet komunale të 17 tetorit për këtë komunë, do t;i fiton pa balotazh. “Ne po punojmë bashkë me ekipin tim dhe përveç ekipit të LDK-së kemi edhe një koalicion të gjerë edhe me parti të tjera që kanë qenë në asamblenë komunale Partinë e Drejtësisë, AKR-në po punojmë që të fitojmë pa balotazh. Numrat tregojnë që me 17 tetor do të përfundojë gara me një fitore tonën” ka theksuar kryetari i komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri. Gjatë intervistës për “Ekonomia Online” ai ka shtuar më tutje se në Vushtrri kemi pasur një situatë jashtëzakonisht të rëndë sepse kemi pasur një numër të lartë të vdekjeve. Ne kemi angazhuar staf shtesë në drejtorinë për Shëndetësi për t’i dalë në ndihmë qytetarëve. Dhe poashtu kemi rritur shërbimet si në laborator ashtu edhe shërbimet stomatologjike dhe me buxhet të komunës kemi shtuar blerjen e barnave esenciale në mënyrë që t’i lehtësohet barra e rëndë qytetarëve si rezultat i pandemisë Covid19”.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …