Ish ministra dhe deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melhiate Tërmkolli ka drejtuar kritika në adresë të kryetares së vendit, Vjosa Osmani. Ajo ka shkruar se “dikush duhet t’i tregojë Presidentes së Kosovës, shtet i pavarur, se nuk është kohë e bërjes së politikës në korridoret e selisë së OKB-së! Në vitet 90-ta mund të kuptohej që edhe një president apo ministër apo kushdo qoftë që merrte pak erë në politikë e diplomaci të shkojë në selinë e OKB-së për të lobuar për lirinë e pavarësinë e Kosovës. Madje kjo ishte e dobishme edhe deri në vitin 2008, kur Kosova u njoh nga shumica e vendeve të botës shtet i pavarur. Sot, vizita e Presidentes në SHBA do të kishte kuptim po të takohej me Presidentin e SHBA-ve, z. Biden ose së paku me Sekretarin e Shtetit, z. Blinken, ose ose edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së-! Ministrja e Jashtme e Kosovës edhe mund të “lobojë” për njohje të reja për Kosovën “në margjina” të Sesionit të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, përderisa edhe pas shumë muajve, ende nuk e kanë emëruar një ambasador/e në SHBA!”, ka shkruar ish deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melhiate Tërmkolli.
Kontrolloni gjithashtu
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …