“Kosova për Sanxhakun” përgëzon dy partitë politike nacionale PAD (SDA) dhe BDB (BDZ) për suksesin në zgjedhjet lokale dhe parlamentare. Me dëshirën që përfaqësimi të jete autentik dhe në parlament të mbrohen të drejtat nacionale e kombëtare të Boshnjakëve dhe pakicave tjera në Serbi, deputetëve boshnjak ju dëshirojmë sukses në arritjen e objektivave të tyre demokratike. “Kosova për Sanxhakun” shpreh bindjen e vet se qeverisja lokale në Pazar do të formohet me bashkimin e subjekteve nacionale PAD (SDA) dhe BDB (BDZ) për të treguar unitetin kombëtar dhe për të përfaqësuar interesin qytetar. Shprehim bindjen tonë të thellë se me gjithë përkushtimin e Juaj të bashkuar, do të realizoni përcaktimet programore që padyshim do të kontribuojnë në zhvillimin e mëtejmë të shoqërisë dhe ngritjen e standardeve jetësore të votueseve , madje dhe gjithë qytetarëve në tërësi. Jemi thellë të bindur se bashkëveprimi i Juaj me pakicat tjera e sidomos me ata të tri komunave lindore do të jetë i rëndësishëm dhe me dobi të të gjithëve. Duke Ju përgëzuar edhe njëherë, Ju dëshiroj fat dhe shumë suksese në punën tuaj të përbashkët. Ismet Azizi, kryetar
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …