Ngutja e Kryetares Osmani dhe e Qeverisë Kurti për të shkaktuar ambasadorët dhe për t’i zëvendësuar ata me zyrtarët të vetë, ka bërë që në 12 vende të botës, prej disa muajve Kosova nuk ka ambasadorë të akredituar. Disa zyrave në këto vende këtë fund-gusht iu mbyllën edhe dyert. Por shumë më mirë Kosova i ka punët me diplomacinë ushtarake. Sapo iu përfundoi mandati atasheve në Amerikë, Gjermani e Turqi, Ministria e Mbrojtjes dhe ajo e Punëve të Jashtme i emëruan pasuesit. Në vend të Ilir Qeriqit në SHBA është emëruar Berat Shala; në Gjermani Xhavit Sadriaj pasohet Besim Gashi e në vend të Bekim Osmanit që ishte atashe ushtarak në Turqi u emërua Bekim Zejnullahu. Punët e një ambasadori në misionet diplomatike nuk zëvendësohen dot nga ushtarakët, por sipas ish atasheut të parë të mbrojtjes në SHBA, Xhavit Gashi, përfaqësuesi i ushtrisë edhe mund t’i japë një dorë punëve politike.