leoni

Komuna e Vitisë është kualifikuar për Grantin e Performancës – Mjedisi i Pastër

Përmes një shkrese që ka pranuar kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ai është njoftuar zyrtarisht se kjo komunë ka kaluar kriteret e qasjes dhe është kualifikuar për Garantin e Përfromancës-Mjedisi i Pastër. Në këtë shkresë që është në emër të Komitetit Drejtues të Grantit të Performancës – Mjedisi i Pastër, ndër tjerash thuhet: “Në emër të Komitetit Drejtues, ju përgëzojmë për përkushtimin e komunës suaj drejt krijimit të një mjedis të pastër dhe shpresojmë që në të ardhmen bashkëpunimi do të vazhdojë në këtë fushë, me qëllim të zhvillimit të proceseve drejtë ekonomisë qarkore, në pajtueshmëri me agjendën e gjelbër”. Ndërkaq kryetari Haliti, ka potencuar se qeverisja komunale e Vitisë gjatë këtyre viteve ka punuar shumë në ruajtën e mjedisit dhe krijimit të sa më shumë hapësirave të gjelbëruara dhe të pastra për të gjithë qytetarët e kësaj komune duke shtuar se ata do të vazhdojnë të i japin një rëndësi të veçantë kësaj fushe.

Kontrolloni gjithashtu

Smajl Latifi: Në 26-vjetorin e rënies heroike përkujtuam dëshmorët e kombit, Visar Hotin dhe Safet Latifin

Kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi, në 26-vjetorin e rënies heroike, në vendin …