Kandidati për kryetar të Prishtinës, Uran Ismaili, ka prezanton planin e tij të plotë për Prishtinën. Duke ndarë së bashku me qytetarët vizionin e tij për qytetin, Ismaili ka shpalosur projektet konkrete që e kthejnë Prishtinën në një qytet të gjelbër, me ekonomi e shërbime digjitale, dhe që e shndërrojnë atë në një qytet atraktiv e destinacion për të gjithë. Madje, në mënyrë specifike, për secilin projekt Ismaili ka treguar se çka do të bëhet, qysh do të bëhet ai edhe datën kur do të përfundoj. Plani në vetëvete përmban projekte të shumta. Parku Qëndror i Qytetit në një hapësirë 8 hektarëshe, Qendra Digjitale “TullaHUB”, Rripi i Gjelbër që do të lidhë shtegun për biçikleta dhe këmbësorë nga rrethi me flamur deri në Gërmi, transporti publik falas e shumë e shumë projekte të tjera. “5 vendparkingje në hyrje të Prishtinës, duke e kombinu me sistemin “Parko e hajde n’qendër”., ka thënë Ismaili. Më tej, ai tregon se deri në dhjetor të vitit 2023, Prishtina do të ketë transport publik falas për të gjithë.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …