Ragmi Mustafi, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Kosovën Lindore ka folur për vendimin e institucioneve të Kosovës për vendosjen e reciprocitetit për targa me Serbinë. Mustafi thotë se shqiptarët e këtyre trevave përshëndesin çdo veprim që forcon shtetin e Kosovës, megjithatë ai ka thënë se ky vendim në një tjetër aspekt penalizon banorët e Kosovës Lindore. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar thotë se presin nga institucionet e Kosovë që pos reciprocitetit në targa, të zgjerojnë kërkesat për reciprocitet. Mustafi thekson se taksa që sot ka vendosur Kosova rëndon pozitën e shqiptarëve të Kosovës Lindore, por sipas tij kjo do të zgjidhet me dialog.
Kontrolloni gjithashtu
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …