Fatmir Hasani nga Lëvizja Vetëvendosje dega në Mitrovicë, ka hedhur akuza në drejtim të kryetarit aktual të Mitrovicës Agim Bahtiri, i cili po ashtu është pjesë e kësaj partie nga viti 2019.
Hasani në “Frontal” tha se Bahtiri e ka bërë harem komunën duke punësuar femra, të cilat, sipas tij, kur nuk i do më i largon nga puna.
“Unë jam anëtar i LVV-së qysh moti dhe do të qendrojë në Lëvizjen Vetëvendoje…Agim Bahtiri e ka keqmenaxhu Mitrovicën, më vjen turp me thënë por Komuna e Mitrovicës është e stërngarkume me punëtorë që i ka rreth 400, duhet mi pas rreth 100. Edhe qytetarët e Mitrovicës thonë se veçse e kanë bërë harem… Një njeri që është babagjysh e merr femra që i punëson, kur nuk kanë kurrfarë lidhje, ajo është e turpshme dhe më i afërt është dr. Armend Agolli me ideologjinë e Vetëvendosjes sesa që është Agim Bahtiri”, ka deklaruar ai.