Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Sondazhet zbulojnë se do të fitojmë në shumë komuna madje pa balotazh

Duke analizuar situatën e Aleancës në Prishtinë, ai tha se “Prishtina është e stërngarkuar me probleme për shkak të mungesës së dinamikës qeverisëse. Ajo u fuqizua me Ligjin për kryeqytetin, e vetëm i duhet një menaxher i mirë”.

Haradinaj tha se shihet se Dauti po bën punë të mirë dhe ka mbledhur rreth vete një ekip shumë të mirë. “Një ajkë e Prishtinës, profesionistëve dhe ekspertëve është me të”, shtoi Haradinaj.

Ai tha se mundësia është reale, që ai të kalojë në balotazh, sepse përkrahja për të është serioze nga të gjitha strukturat por edhe ata që kanë qenë të pasivizuar politikisht, si dhe shumë qytetarë që nuk kanë qenë asnjëherë në politikë.

Sa i përket Gjakovës, edhe pse e vlerësoj Mimoza  Kusarin-Lila, por nuk është që i ka mbajtur lidhjet me Gjakovën.

Duke folur për sondazhet, Haradinaj tha se ato tregojnë për fitore pa balotazh në Rahovec, Suharekë, Deçan e Junik, e nuk përjashtohet fitorja pa balotazh as në Gjakovë dhe Klinë.

Bekë Berisha me punën e tij është afër fitores në Burim.

Ai gjithashtu tha se shanset po rriten edhe për Rrustem Berishën në Pejë, Besnik Tahirin në Podujevë dhe shumë kandidatë të tjerë të Aleancës. “Aleanca i ka 6 komuna të fituara, pa diskutim, por synojmë edhe 6 të tjera”, shtoi Haradinaj.

Haradinaj theksoi se Aleanca përkrah Rufki Sumën në Han të Elezit, në Mitrovicë tha se Bedri Hamza është kandidat i respektuar, si dhe që ka afërsi me familjen Jashari.

Ai tha se Aleanca do të vazhdojë përpjekjen për qeverisje të mirë, edhe nëse kandidatët e AAK-së në komuna të caktuara nuk do të jenë në garë në balotazh, dhe atë duke i zgjedhur me kujdes koalicionet.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …