Ish-komandanti Zonës Operative të Pashtrikut, Sadik Halitjaha përmes një shkrimi ka reaguar pas publikimit të fakteve të Eduard Grej! Në shkrimin e tij ai ka thënë së evropianët nuk e kanë kuptuar dhe nuk ta kuptojnë se çka është i koloniarizuari, se si ai e përjeton shtypjen dhe padrejtësitë. “Faktet e publikuara të Eduard Grej! Ku thotë se shqiptarëve ju është bë e pa drejt historike duke i ndarë me argumentin e të forcës e të mëdhenjve, duke i ndarë pjesët e të voglit! Ndërsa tani jemi në kohen kur forca e së drejtës vepron (ose duhet të veproj) për te gjithë! Prandaj shqiptarëve duhet njohur e drejta e bashkimit në Shqipërinë Natyrale! E drejta, mundësitë dhe detyrimet e Evropës karshi neve mos te presim që do te bien në vend vet vetiu! Shumica e shteteve Evropiane kanë patur koloni! Këta e ndjejnë dhe e dinë mirë ç’është kolonizatori sepse ishin vet! Por kurrë nuk e kanë kuptuar dhe s’do ta kuptojnë ç’është i koloniarizuari, si ai e përjeton shtypjen dhe padrejtit nga koloni! Prandaj Evropa e ruan teorinë e multi etnicitetit si ura lidhëse! Sepse pjesë te kolonëve të vet i janë mbetur nëpër vendet e kolonializuara! Shihni ç’bën Serbia ndaj Kosovës?! E sjell plaken në Gjakovë, përkufizon dhe rrethon kishat ortodokse Shqiptare si te ishin Serbe! Çdo fshat Serb e bën komunë ne vete e te gjitha komunat me serb donë me i bashku?! Këtë logjik ka edhe Evropa! E drejta që na takon ne duhet ta realizojmë me përpjekje e sakrifica maksimale deri me luftë! As kush nuk na dhuron, unë nuk di që ka ndonjë treg apo vend ku ndahen te drejtat dhe ku dhurohet liria! Ndër sa e di mirë që te drejtat dhe liria fitohen me mund e sakrifica!”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …