Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim ambasadorët e vendeve të QUINT-it. Takimi më mes të Kurtit dhe ambasadorëve tashmë ka përfunduar. Ky takim siç duket ka ardhur si rezultat i vendosjes së reciprocitetit për targa të vendosur dje nga Qeveria e Kosovës, pasi dje forcat policore të vendit u vendosën në pikën kufitare Jarinje-Bërnjak për të zbatuar vendimin e reciprocitetit me Serbinë. Sipas këtij vendimi, veturat me targa të Serbisë nuk do të mund të hyjnë në territorin e Kosovës, dhe të njëjtit duhet të pajisen me targa të përkohshme “RKS”. Për marrjen e targave të përkohshme duhet të paguajnë 5 euro dhe vlefshmëria e tyre është 60 ditë.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …