Duke filluar nga dje secili automjet që hynë nga Serbia në Kosovë do të duhet që të ndërrojë targat, me ato të përkohshme apo provuese në Kosovë. Edhe pse vendimi në fjalë veçse është funksionalizuar, janë serbët ata që po vazhdojnë të kundërshtojnë atë madje me protesta mjaftë të zëshme. Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë bërë të ditur se bazuar në detyrat dhe autorizimet e saj është duke vazhduar ndërmarrjen e veprimeve policore në nivel vendi, përfshirë të gjitha pikat e kalimit kufitarë me qëllim të zbatimit të marrëveshjes për lëvizjen e lirë, konkretisht atë të targave. Vetëm gjatë 24 orëve Ministria e Punëve të Brendshme ka lëshuar 1 mijë e 455 targa provuese.
Kontrolloni gjithashtu
Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti
Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë, gjatë një …