Sot mbushen 23 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i Zonës së Drenicës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëluftëtares e bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së. Fehmi e Xhevë Lladrovci, ishin ndër personalitetet më emblematike të organizimit dhe luftës për liri në Kosovë, të cilët ranë më 22 shtator 1998, në një betejë të vështirë e të pabarabartë me forcat serbe, pas një qëndrese heroike të Fehmiut, Xhevës dhe luftëtarëve tjerë të UÇK-së në fortesat e ngritura në Çiçavicë. Bashkë me ta ra edhe studentja, Fatime Hetemi dhe studenti nga Prishtina, Shefqet Zeka. si dhe Milaim Karaxha e Behxhet Karaxha. Po atë ditë, gjatë ofensivës që kishte marrë ushtria e policia serbe kundër luftëtarëve të UÇK-së, në Drenicë kanë rënë edhe Avni Dibrani e Sadullah Dibrani, në pikë luftarake të Vaganicës. Të nesërmen ka rënë duke luftuar edhe xhaxhai i Fehmiut, Hamit Lladrovci. Fehmi Lladrovci ka qenë komandant i Brigadës 114 të UÇK-së, e cila pas rënies, mori emrin e tij.
Kontrolloni gjithashtu
Hoti: Gjatë mandatit tim punuam me aleatët që Kosova të shihej si sfidë integrimi, jo sigurie
Oda Ekonomike Amerikane shënoi katërvjetorin e marrëveshjes për normalizim ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ish-kryeministri …