Leonora Morina-Bunjaku prezanton programin për Gjilanin, prioritet të rinjtë dhe gratë 

Leonora Morina-Bunjaku prezanton programin për Gjilanin, prioritet të rinjtë dhe gratë 

Kandidatja e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetare të Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku ka prezantuar planin për udhëheqjen e kësaj komune për katër vitet e ardhshme. Prioritet i saj kryesor janë të rinjtë e gratë, për Gjilanin bashkëkohor, të gjelbër, digjital, inovativ, të sigurt dhe të mirë organizuar. Kandidatja Morina-Bunjaku përmes një video-adresimi, drejtuar qytetarëve të Gjilanit të të gjitha moshave dhe profesioneve, tifozerisë së derbit më të njohur në Ballkan – Intelektualëve të Dritës e Skifterëve të Gjilanit, si dhe bashkëkombësve nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, ka thënë se me planprogramin dhe ekipin e saj do t’ia rikthejë perspektivën Gjilanit duke ofruar qeverisje të mirë e të ligjshme, transparencë,  llogaridhënie dhe shërbime cilësore.

“E keni parë që ata që qeverisën deri tash, u lodhën. Mendjen në Prishtinë, e këmbët në Gjilan. Por Gjilani meriton një qeverisje që nuk lodhet. Që e ka mendjen, fokusin dhe interesin vetëm tek Gjilani dhe qytetarët e tij.  Prandaj, ne jemi alternativë. I vetmi numër që sjell shpresë dhe risjell perspektivë në Gjilan, është numri 177, i Partisë Demokratike të Kosovës.”, tha ajo.

Ajo  u zotua se do të angazhohet në rritjen e besimit të qytetarëve në institucionin e komunës duke e bërë Gjilanin qytet të sigurtë dhe duke e nxjerrë atë nga formati i kronikave të zeza, duke krijuar lidhje me investitorët vendor dhe të huaj, përfshirë edhe mërgatën tonë.

“Ne i kemi dhënë shpirt zhvillimit urban e ekonomik të Gjilanit. Por krahas zhvillimit, do të kujdesemi për të respektuar në plotni Planin Rregullativ e Zhvillimor Urban. Do të krijojmë mjedis të përshtatshëm për bizneset e vogla, të mesme e të mëdha. Do stimulojmë e mundësojmë jetë aktive kulturore, jo vetëm në qytet por edhe në fshatra. Gjilani do të bëhet me kinema. Me finalizim të sheshit. Me projekte që nuk zvarriten për dekada. Në komunën e drejtuar nga unë, ju do të merrni shërbime të shpejta e të lehta, pa burokraci dhe në një ambient ku shërbeheni, e jo ku anashkaloheni dhe diskriminoheni. Kemi plan edhe për një Gjilan pa ndotje. Pa mbeturina urbane. Pa ndotje ajri. Pa ndotje të lumenjve, pyjeve e maleve.”, potencoi ajo.

Leonora Morina Bunjaku premtoi shëndetësi efikase, arsim digjital me tabela inteligjente në çdo klasë, zona të lira për internet në çdo shesh, rregullimin e stacionit të autobusëve, funksionalizimin e stadiumit, shkollës së muzikës, e-kiosqe me shërbime të integruara në një vend, ndërtimin e nënkalimeve funksionale dhe ndërtimin e parkingjeve.

“Vajza e gra të Gjilanit. Është koha të forcojmë pozitën e gruas në shoqëri, e veçmas në nivel lokal. Deri më sot, kemi pasur pak drejtori komunale që udhëhiqen nga gratë, ndërsa sot, ju keni mundësinë që të bëheni bashkë, për gruan e parë Kryetare të Komunës suaj. Unë premtoj para jush që në qeverisjen time, gratë do të udhëheqin shumicën e drejtorive, për t’i dhënë qeverisjes dimensionin e barazisë e të përkushtimit që gratë dinë të sjellin.”, tha Morina Bunjaku.

Ajo ftoi qytetarët që me 17 tetor ta votojnë kauzën e përbashkët të PDK-së dhe ta ndëshkojnë kryetarin e tanishëm, që e konsideroi veten të madh e Komunën e Gjilanit e zhvleftësoi në komunë të vogël.

 

Linku i video-adresimit në Facebook:

https://www.facebook.com/leonoramorinabunjaku/posts/4474401145913947?__cft__[0]=AZWSsDhw1TdaYLE08DPEKQqoWak1MFp3TXj93T_Q-dZKkVk5EM-WW7wvVRDJNPBk6gKGBtoyufXgRflakOvhOy1SMxJoH9TGfDBbWFAleOwIlD-UdkVuZV3VfjjyRibXPs064s0xF3O1CJySCdglRx7BGF1Cf9gAnk0xJSpSaoMGKw&__tn__=%2CO%2CP-R

Linku i video-adresimit për TV:

https://we.tl/t-UtllE7fDqo?src=dnl

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …