PSD

Partia Socialdemokrate dorëzon sot kallëzim penal në Prokurori ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia

Partia Socialdemokrate do të dorëzojë kallëzim penal në Prokurori ndaj ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia. Siç kishte paralajmëruar ditë më parë, kryetari i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka thënë se Vitia ka bërë shkelje dhe është treguar i papërgjegjshëm. “Arben Vitia ka kryer shkelje të rëndë. Papërgjegjësia e tij ka prodhuar pasoja të rënda dhe të pariparueshme. Bëhet fjalë për qindra jetë të humbura të qytetarëve të Kosovës”, tha Molliqaj. Sipas njoftimit, kallëzimi penal do të dorëzohet në prokurori në orën 13:00.

Kontrolloni gjithashtu

Arrestohet një i dyshuar për dhënie ryshfeti

Më 8 nëntor 2024, zyrtarët e Njësisë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjakovë,  gjatë një …