Pas dështimit të mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit për mungesë të kuorumi, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se fatkeqësisht mbledhja nuk u mbajt pasi nuk pati anëtarët të mjaftueshëm për të nis punën. Ai tha se nuk ka logjikë që për shkak të fushatës zgjedhore të penalizohet Kuvendi dhe Qeveria. “Ne duhet të ushtrojnë punën tonë. Shihet qartë se ka një mungesë koordinimi, të cilën duhet koordinuar. Nuk duhet procesi zgjedhor të penalizoj punën e qeverisë dhe kuvendit. Pra, nuk ka logjikë përshkak të fushatës të mos mbahet mbledhja e kryesisë”, tha ai pas mbledhjes.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …