Sarah Gilbert: Koronavirusi me kohë do të kthehet në një ftohje të zakonshme

Sarah Gilbert: Koronavirusi me kohë do të kthehet në një ftohje të zakonshme

Zbuluesja dhe sajuesja  e vaksinës “AstraZeneca”, Dame Sarah Gilbert, ka thënë se koronavirusi ka shumë mundësi të mos pësojë një mutacion më të rëndë, pasi me kohë ky virus do të kthehet në një ftohje të zakonshme. Kjo shkencëtare nënvizoi se viruset kanë tendencën të bëhen më pak shkatërruese gjatë kohës që qarkullojnë në popullatë dhe për këtë arsye nuk ka asnjë arsye që do të ketë një variant më të rëndë, shkruan The Times. Shkencëtarja ka treguar se  po bën përpjekje për të siguruar fonde për të marrë masa në parandalimin e pandemive të ardhshme. Duhen investime urgjente për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve të tjera infektive në të gjithë botën.  Ky ishte  pasi profesori Chris Whitty paralajmëroi një ditë më parë se pothuajse të gjithë fëmijët e pavaksinuar do të infektohen me COVID-19 në një moment në të ardhmen dhe rreth gjysma e të rinjve janë infektuar me virusin korona.

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …