leoni

Kryetari Bahtiri takon përfaqësuesit e organizatës A.S.V.I nga Milano

Kryetari i komunës së Mitrovicës Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin e Drejtorisë së Integrimeve dhe Mirëqenies Sociale Qazim Nimani, takoi përfaqësuesit e Organizatës së Vullnetarëve Italianë nga Milano, A.S.V.I, të cilët në vazhdimësi kanë ofruar ndihmë për familjet e varfra të komunës së Mitrovicës.

Në emër të komunës dhe gjithë qytetarëve të Mitrovicës kryetari Bahtiri shprehu falënderim dhe mirënjohje, për ndihmën vullnetare dhe mbështetjen në forma të ndryshme për familjet e varfra të Mitrovicës.

“Ne po mundohemi tu ndihmojmë nevojtarëve brenda mundësive tona, por me këtë buxhet që kemi është e pamundur që t’i plotësojmë të gjitha kërkesat e tyre. Mitrovica është peng i politikës dhe kjo reflektohet edhe në mirëqenien e qytetarëve, prandaj mendoj se në asnjë komunë nuk ka më shumë nevojë për ndihmë sesa këtu”, tha kryetari Bahtiri.

Po ashtu, kryetari Bahtiri dhuroi një mirënjohje në shenjë vlerësimi dhe falënderimi për punën që kanë bërë tash e një kohë.

Aksioni i radhës i ndihmave për familjet e varfra do të realizohet së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …