Në Ramjan të Vitisë u bë asfaltimi i rrugës “Rexhepi”

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot fshatin Ramajn të Vitisë, ku është bërë asfaltimi i rrugës “Rexhepi”. Me këtë rast ai ju ka uruar qytetarëve të këtij fshati për këtë projekt infrastrukturor. Ndërkaq edhe banorët u shprehën falënderues për asfaltimin e kësaj rruge duke e cilësuar atë si shumë të rëndësishëm për ta. Ndërsa Kryetari Haliti tha se komuna e Vitisë do të vazhdoj me realizimin e projekteve kapitale në të gjitha lokalitet e kësaj komune dhe atë në të gjitha fushat që janë të parapara duke cilësuar këto projekte si në interes të banorëve dhe të zhvillimit të lokaliteteve të kësaj komune.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …