leoni

Bahri Bivolaku

Bahri Bivolaku: Pyetje për kryetarin e Komunës të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri

Pyetje për kryetarin e Komunës të Vushtrrisë, Xhafer Tahiri!
                             1
Zoti Tahiri para katër viteve,tregut politik i servoi moral politik për një qeverisje ndryshe nga e mëparshmja që sipas tij ishte keq-qeverisje, dhe gjykuar nga koha e sotme po del që ky moral politik nuk ishte asgjë tjetër veç instrument i luftës për pushtet.
Qeverisja e zotit Tahiri ishte vërtetë ndryshe, qeveria e cila në punët bashkëjetoi me të keqen,e me propagandë e synoi ta mbuloi ate.
Zoti Tahiri sa po paguani për propagandën?
Ku e si po i siguroni mjetet?
                               2
Nga zoti Tahiri (LDK) na u tha se keq-qeverisja me komunën para jush,ishte shkaku i ikjes së madhe të vushtriasve drejt perëndimit.
Do të doja ta pyesja tani se si është gjendja këtyre viteve sa ju qeverisët?
A u ndal trendi ikjes veçanërisht nga të rinjtë, apo u shtua? Ose çfarë bëre që ky trend të ndalet?
                               3
Premtove një treg modern për qytetin e Vushtrrisë, ngjashëm me atë të Tiranës, me një hapësirë prej 5000m2 dhe ne si qytetarë ende nuk e dijm se si dhe ku do do ta realizoni.
Ku është tregu?
                    4
Kontrata për punësimin e vëllaut e nënshkruar nga vet kryetari në fillimin e mandatit në komunën e Vushtrrisë.
A është ky nepotizëm apo jo?
                   5
Ndërrimi i vendeve të punës së zyrtarëve në baza partiake në mënyrë të kundërligjshme që më vonë komisioni i pavarur mbikëqyres i ka shpallë të gjitha të kundërligjshme dhe i ka kthyer të gjithë në vendin e tyre të punës ( I. A. , R. M., rasti i suspendimit të zjarrfikësve, etj.)
Pse?
                     6
Komuna e Vushtrrisë nuk e zbaton ligjin për protokollimin e akteve administrative (vendimeve) në qendrën për shërbim të qytetarëve (QSHQ), ku parashihet që institucioni të krijojë vetëm një protokol unik, dhe po ashtu krahas protokolit fizik duhet të krijojë edhe protokol elektronik, këtë nuk e zbaton drejtoria e urbanizmit me rastin e lëshimit të lejeve të ndërtimit!
Pse?
Nesër pyetje të tjera- Shumë më konkrete!
Pres përgjigje konkrete e jo propagandë!

Kontrolloni gjithashtu

Shpresa Bajraktari: Krenari – 80 vjetori i çlirimit të Tiranës !

Krenari – 80-vjetori i Çlirimit të Tiranës! 17 nëntori 1944 është Dita e Çlirimit të …