KGjK

KGJK: Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Rregulloren (Nr. X/2021) për Procedurën e Rekrutimit…

Njoftim për konsultim publik, për Projekt – Rregulloren (Nr. X/2021) për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes, Kriteret, të Drejtat dhe Detyrimet e Bashkëpunëtorëve Profesional

Afati për konsultim publik është pesëmbëdhjetë (15) ditë kalendarike, përkatësisht deri me 8 tetor  2021.

 Këshilli Gjyqësor i Kosovës, përkatësisht Komisioni për Çështje Normative, me qëllim të zbatimit të Ligjit për Këshillin Gjyqësor të Kosovës, ka themeluar Grupin Punues për hartimin e Rregullores (Nr. X/2021) për Procedurën e Rekrutimit, Përzgjedhjes, Kriteret, të Drejtat dhe Detyrimet e Bashkëpunëtorëve Profesional, drafti i së cilës është i bashkangjitur dhe shërben si Draft ku të gjithë profesionistet e interesuar mund të kontribuojnë me komentet dhe sugjerimet e tyre, për finalizimin e  kësaj  Rregulloreje. 

Me qëllim të përmirësimit të nivelit të transparencës dhe duke konsideruar të rëndësishëm kontributin e secilit/ës, Këshilli fton të gjithë profesionistet e interesuar që të paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre,  për përmirësimin e Draftit të kësaj Rregulloreje.

Komentet mund të dërgohen në e-mail adresën: [email protected]

Kontrolloni gjithashtu

Sot, ishin vizitë në Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela

Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …