Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës: Shkresë ministres Gërvalla për gradim të kundërligjshëm

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës: Shkresë ministres Gërvalla për gradim të kundërligjshëm

Shoqata Sindikale e Anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm të Kosovës ka adresuar një shkresë ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme konkretisht Komisionit për grada dhe Disiplinë për padrejtësinë që u bë në gradimet brenda kësaj ministrie.

 

Demokracia.com ka siguruara letrën e SHSASHJ-së drejtuar MPJ-së. Sipas kësaj shoqate brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme u bënë padrejtësi në gradimin deri në pozicionin e këshilltarit, dhe në këtë mënyrë jo vetëm që është bërë shkelje ligjore, por edhe është diskriminim i radhës që u bëhet anëtareve te shërbimit te jashtëm.

Në shkresën e drejtuar MPJ-së, gjithashtu kërkohet që Komisioni për Grada dhe Disiplinë mos të trajtojë asnjë kërkesë pa u bërë rishqyrtimi dhe anulimi i të gjitha gradave të paligjshme, dhe mos të rekomandojë dhënien e gradave pa justifikim të ligjshmërisë së gradave paraprake, raporton Demokracia.com.

Ndërsa në pikën tjetër, kërkohet që të trajtohen në mënyrë të barabartë të gjithë anëtaret e shërbimit të jashtëm me të drejtë të shprehjes së interesit pa dallim të nivelit apo gradës që mbajnë dhe të përfshihet në procesin e punës së komisionit që nga faza e parë përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale në cilësinë e vëzhguesit siç ishte praktikuar edhe me parë.

 

Letra e plotë:

E nderuara znj. Ministre, E nderuara zv. Sekretarit të Përgjithshëm, znj. Zherka Hoxha, I nderuar Drejtor I Përgjithshëm z. Prenkaj, Të nderuar Anëtarë të Komisionit për Grada dhe Disiplinë.

Duke iu referuar punës se Komisionit për Grada dhe Disiplinë, bazuar në ftesën e datës 03. Shtator 2021 përmes se cilës ftohen zyrtaret e MPJ për shprehje te interesit për gradim ndaj secilës, Shoqata Sindikale kishte paraqitur mos pajtimet për faktin se është diskriminuese dhe nuk është ne pajtim me legjislacionin.

Kjo ftese e Komisionit për Grada dhe Disiplinë, drejtuar një pjese te stafit te shërbimet te jashtëm qe te shprehin interesim për gradim siç është dërguar po citojmë deri ne gradën këshilltar sipas interpretimeve te mëvonshme nga kryesuesja e KGD te drejtën e shprehjes se interesimit e kane vetëm anëtaret e shërbimit te jashtëm deri ne gradën Sekretar i Parë, ftesa si e tille është diskriminuese dhe nuk është ne pajtim me legjislacionin ne fuqi.

Duke mos u pajtuar me kriteret dhe mënyrën e procedimet te kërkesave për gradim Shoqata Sindikale ka reaguar përmes shkresës se 07 Shtator 2021 te përfshirë anëtaret e KGD dhe kabinetin e ministres me kërkesat si ne vijim;

· Komisioni për Grada dhe Disiplinë mos të trajtoj asnjë kërkesë pa u bërë rishqyrtimi dhe anulimi i të gjitha gradave të paligjshme, dhe mos të rekomandoj dhënien e gradave pa justifikim të ligjshmërisë së gradave paraprake, dhe nëse nuk dëshmohet se gradat paraprake përmbushin kriteret ligjore qoftë përmes kalimit nëpër Komisionin për Grada dhe Disiplinë dhe kalimit të kohës së nevojshme të kalimit nga një gradë në tjetrën, dhe të njëjtat të mos nënshkruhen nga Ministrja znj. Gërvalla Schëarz. Pa një proces të rishqyrtimit të gradave të paligjshme, do të ketë pasoja të pariparueshme, dhe thellim të kundërligjshmërisë në shërbimin e jashtëm.

· Te trajtohen në mënyrë të barabartë të gjithë anëtaret e shërbimit të jashtëm me të drejtë të shprehjes së interesit pa dallim të nivelit apo gradës që mbajnë, jo siç është caktuar nga KGD ne ftese për me 03. Shtator për avancim deri në gradën Këshilltar.

· Të përfshihet në procesin e punës së komisionit që nga faza e parë përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale në cilësinë e vëzhguesit siç ishte praktikuar edhe me parë. Me gjithë vërejtjet e lartpërmendura ne këtë proces, ne ishim te mendimit se tani e tutje rekomandimet e Shoqatës Sindikale do te merreshin ne konsiderate, ne mënyrë qe procesi te zhvillohet konform dispozitave ligjore duke respektuar te drejtat e te gjithë anëtareve te shërbimit te jashtëm, dhe mos te trajtoje kërkesa te cilat nuk i plotësojnë kriteret ligjore.

Shqetësim tjetër është se KGD ka vazhduar punën, ne mungese te përfaqësuesit te Shoqatës Sindikale, si rrjedhoje e kësaj Shoqata nuk i ka informacionet e plota te punës se KGD, për arsye se përfaqësuesi i Shoqatës Sindikale nuk ka qene prezent, pasi ftesat për mbledhje te komisionit janë bere për një kohe shume te shkurte (brenda me pak se një ore), gjë qe ja ka pamundësuar pjesëmarrjen ne takim.

Ne shpresojmë se ftesat e tilla nuk kane pasur për qellim qe ti pamundësohet pjesëmarrja ne takime përfaqësuesit te Shoqatës Sindikale, ku qëllimi i pjesëmarrjes se përfaqësuesit janë te sigurohet se te gjithë anëtaret e shërbimit te jashtëm te trajtohen si te barabarte siç parashihet me dispozitat ligjore ne fuqi.

Si rrjedhoje e kësaj ne i drejtohemi KGD me kërkesat si ne vijim: 1. Ti mundësohet Shoqatës Sindikale qasje ne te gjitha proceset qe i ka zhvilluar KGD, pa prezencën e përfaqësuesit te sindikatës. 2. Do te duhej te gjitha kërkesat e parashtruar për gradim te trajtohen, si tërësi, me pastaj te përmbyllet procesi dhe te konsiderohet si i finalizuar, por ne asnjë forme nuk lejohet te zhvillohet ne mënyrë te pjesërishme.

Ne rast se KGD ka dhëne rekomandime, pa i trajtuar te gjitha kërkesat, jo vetëm se ka bere shkelje ligjore, por edhe është diskriminim i radhës qe u behet anëtareve te shërbimit te jashtëm.

Gjithashtu sipas kësaj shkrese SHSASHJ ka kërkuar nga Ministrja Gërvalla që të mos nënshkruaj asnjë gradë pa u rishikuar.

Në të kundërtën, nëse kjo kërkesë nuk merret parasysh për këtë proces totalisht të kundërligjshëm i procesit të gradimit sipas SHSASHJ-së thuhet se do të detyrohen që t’i drejtohen organeve kompetente të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe drejtësisë siҫ janë Agjencia kundër Korrupcionit, Auditori i Përgjithshëm si dhe organet tjera kompetente të fushës së drejtësisë.

E nderuara znj. Ministre,

Duke ju referuar situates se krijuar dhe ne cenim te kritereve te trajtimit te barabarte për te gjithë anëtaret e Shërbimit e Jashtëm ku diskirminimi është duke u thelluar edhe metej mes anëtareve te Sherbim te Jashtëm, Shoqata kërkon nga ana e juaj:

– Që të mos nënshkruhet asnjë prej gradave të rekomanduara nga ana e Komisionit të fundit, pa u bërë rishikimi dhe anulimi i të gjitha gradave paraprake të kundërligjshme të dhëna jashtë Komisionit për Grada dhe Disiplinë, meqë kjo e thellon kundërligjshmërinë dhe diskriminimin e më tutjeshëm në shërbimin e jashtëm;

– Shoqata qëndron prapa kërkesës që të bëhet rishikimi dhe anulimi i të gjitha gradave të kundërligjshme dhe pastaj të vazhdohet me procesin e gradimit.

– Të përfshihet në procesin e punës së Komisionit që nga faza e parë e deri në hartimin e procesverbalit anëtari i Shoqatës Sindikale siç ishte praktikuar edhe me parë, dhe jo që të shfaqen pengesa të natyrave të tilla që e pamundësojnë apo e vështirësojnë pjesëmarrjen e saj në një proces kaq të rëndësishëm për shërbimin e jashtëm.

E nderuara znj. Ministre, Shoqata Sindikale kërkon me ngulm që të merren parasysh kërkesat e saj të parashtruara në kë të shkresë , në mënyrë që të mos bëheni përgjegjëse për thellimin e kundërligjshmërisë dhe diskriminimit në shërbimin e jashtëm e cila ka qenë praktikë e udhëheqësve të kaluar të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Në të kundërtën, nëse përligjet nga ana e juaj, një proces totalisht i kundërligjshëm i procesit të gradimit, do të detyrohemi që t’i drejtohemi organeve kompetente të mbrojtjes së ligjshmërisë dhe drejtësisë siҫ janë Agjencia kundër Korrupcionit, Auditori i Përgjithshëm si dhe organet tjera kompetente të fushës së drejtësisë.

Shoqata pret përgjigjen dhe veprimet konkrete nga ana e juaj në lidhje me shkeljet e pasqyruara në këtë shkresë dhe shkresat e mëhershme, në pajtim me kërkesat dhe rekomandimet e Shoqatës. Ju lutem pranoni konsideratat tona më të sinqerta.

Me respekt SHSASHJ.

 

Kontrolloni gjithashtu

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në 8-vjetorin e fillimit të transmetimit të TV-Diellit

Në këtë përvjetor të 8-të, të Televizionit Dielli, reflektojmë me krenari mbi një rrugëtim të …