Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar se nëse marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë të vlefshme atëherë ai të premtën do ta mbledhë ekipin qeveritar për të biseduar për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë. Ai kështu deklaroi në pyetjet e gazetarëve kur flitej për vendimin e Qeverisë së Kosovës për të mos lejuar hyrjen e veturave me targa të Serbisë, pa u zëvendësuar atotë përkohshme sa janë brenda territorit të Kosovës. Kryeministri kosovar, Albin Kurti ka deklaruar se ky vendim bazohet nga Marrëveshja e Brukselit. Vuçiq ka theksuar se shpreson që të mos kalojnë edhe nëntë vjet të tjera pa ndodhur asgjë për çështjen e Asociacionit të Komunave Serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …