leoni

Shaqir Totaj

Shaqir Totaj: Kandidova për kryetar të Prizrenit për të ndalë degradimin e mëtutjeshëm të qytetit

Kandidati për kryetar Prizrenit nga radhët e PDK-së, Shaqir Totaj ka treguar motivin e tij për ti hyrë garës për të parin e Prizrenit. Sipas Totajt ai kandidon për kryetar të Prizrenit për të ndalë degradimin e qytetit. “Motivi im është se unë jetoj në qytet e dua qytetin, kam dashuri për qytetin, aty e kam krijuar familjen, aty kam punë, aty jam shkolluar, prandaj jam i interesuar që këtë degradim të mëtutjeshëm të qytetit të Prizrenit, me ndihmën e të gjithë atyre që e dojnë qytetin definitivisht të ndalim, po i tregoj kryetarit Haskuka që kjo është situata e Prizrenit, komuna e 23-të në radhitje, prandaj gjitha ato që i thatë aspak nuk qëndrojnë”, tha Totaj. Ai tutje thotë se do t’ia kthejë shkëlqimin qytetit të Prizrenit me një qeverisje më të mirë, një menaxhim më të mirë, dhe një përformancë më të mirë.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …