Gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë pretendimet e parashtruar nga Slavko Simiq dhe 10 deputetë të tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, sipas të cilëve vendimi për zgjedhjen e Qeverisë nuk është në përputhje me nenin 96 [Ministritë dhe Përfaqësimi i Komuniteteve] të Kushtetutës, sepse Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal nuk është zgjedhur pas konsultimit të shumicës së deputetëve të cilët përfaqësojnë komunitetet jo shumicë në Kuvendin e Kosovës. Në rrethanat e rastit konkret, Gjykata theksoi se ministri i “tretë” nga komunitetet jo shumicë, përkatësisht Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, ishte deputet i Kuvendit i zgjedhur në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, i deklaruar se përfaqëson një nga komunitetet tjera jo shumicë në Kuvend.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …