leoni

Kryetari Haliti falënderon kryesuesin Pira dhe Kuvendin Komunal për bashkëpunimin katërvjeçar Kuvend-Komunë

Kryetari Haliti falënderon kryesuesin Pira dhe Kuvendin Komunal për bashkëpunimin katërvjeçar Kuvend-Komunë

I nderuari Kryesues i Kuvendit Komunal të Vitisë, z. Naim Pira!

Të nderuar Këshilltarë të Kuvendit Komunal të Vitisë!

Me qenë se dje është mbajtur mbledhja e fundit e Kuvendit Komunal të Vitisë, për këtë legjislaturë ndjejë obligim moral e profesional që të ju falënderoj të gjithë këshilltarët komunale pa dallime politike që keni bashkëpunuar me qeverisjen komunale të Vitisë.

Bashkëpunimi në mes të Kuvendit Komunal dhe qeverisë komunale është një bashkëpunim i domosdoshëm që jo vetëm që buron nga ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës, por si bashkëpunim është në interes të ecjes përpara të punëve për qytetarët e komunës sonë, pasi këtë detyrë e kemi marrë secili nga ne si të zgjedhurit e popullit në zgjedhjet e kaluara lokale.

Prandaj sot dua të falënderoj kryesuesin e këtij organi komunal, z. Naim Pira, për punën e tij të sinqertë të bërë në Kuvendin Komunal të Vitisë, por edhe të gjithë Këshilltarët Komunal të Vitisë, që pa marrë parasysh dallimet politike, bindjet personale e profesionale kemi bashkëpunuar gjatë këtyre 4 viteve.

Gjatë kësaj kohe në Kuvendin Komunal të Vitisë, natyrisht se kemi pasur debate të shumta para miratimit të akteve komunale por bashkëpunimi ynë ka qenë në interes të vitiasve dhe në ecjen progresive të proceseve të rëndësishme për komunën tonë, duke miratuar dokumente të rëndësishme komunale që kanë pasur për qëllim të lehtësojnë jetën e qytetarëve tanë.

Si kryetar i kësaj komune ju shprehi mirënjohjen time dhe të qeverisë aktuale në Viti, për këtë bashkëpunim dhe ju urojë shëndet e suksese!

Sinqerisht

Sokol Haliti

Kryetar i komunës së Vitisë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …