Nga e Hëna me 27 Shtator fillon mësimi në shkollat e komunës së Hanit të Elezit

Bazuar në masat e prezantuara nga Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia me masat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga e Hëna e 27 shtatorit, Shkollat dhe çerdhet do të fillojnë punë nga e Hëna pra më 27 shtator.

Për këtë qëllim Task Forca komunale për mbikëqyrjen e zhvillimit të procesit mësimorë në kushte të Pandemisë së koronavirusit në Komunën e Hanit të Elezit mbanë takimin e radhës me qëllim të koordinimit për zbatimin e masave të rekomanduara.

Takimin të cilin e udhëhoqi nënkryetari i komunës Mallzum Qajani fillimisht i njoftoi drejtorët e shkollave lidhur me gjendjen me Pandeminë në komunën e Hanit të Elezit.

Sipas Qajanit gjendja aktuale mundë të vlerësohet me trende pozitive bazuar në raportet nga QKMF “Dr.Menduh Kaloshi” ku në dy javët e fundit kemi numër të zvogëluar të rasteve pozitive.

Aktualisht në komunën e Hanit të Elezit janë vetëm 9 raste pozitive tha Qajani.

Ndërsa nga Drejtori i DKA-së Menduh Vlashi u raportua se të gjitha shkollat janë të përgatitura nga aspekti teknik dhe organizativ për fillim të vitit shkollorë.

Ai tha se të gjithë arsimtarët e angazhuar në procesin arsimor janë të vaksinuar me së paku dozën e parë.

Ajo që mbeti shqetësim për drejtorët e shkollave ishte masa e propozuar që maksimumi i nxënësve të lejuar në klasë do të jetë 20.

Kjo për dy shkolla të komunës atë të SHML “Dardania” dhe SHFMU ‘Ilaz Thaçi” do të kërkoj përshtatjen dhe planifikime shtesë të personelit arsimorë dhe orarit në mënyrë që të zbatohen masat e rekomanduar nga se shumë klasë kanë mbi 20 nxënës.

Task Forca komunale mbetet e gatshme që të jetë në koordinim të plotë me të gjitha vendimet që merren nga Qeveria e Kosovës për fillimin sa më të suksesshëm të vitit të ri shkollorë.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …